Nëse themi Justin Bieber dhe Selena Gomez sjellim një mendje një histori të gjatë plot ndarje dhe bashkime, sa që edhe vetë fansat kanë qenë konfuzë për atë që po ndodhte realisht. Pak ditë ditë më parë Justin postoi në Instagramin e tij një foto së bashku me Selenën, ku shkruante “Ndjenja”, dhe vetë kjo e fundit nuk hezitoi të komentonte. Por edhe pas mendimit të një ribashkimi të mundshëm pasi Selena u shfaq në koncertin e tij, Justin ka vendosur të flasë hapur rreth marrëdhënies së tyre.
Në intervistën e tij të dhënë për “Gossip Cop” ai ka thënë: Nuk dua që Selena të sakrifikojë
karrierën e saj dhe thjesht të jetë gjithë kohën aty rreth meje duke mos bërë asgjë.”
Sipas portaleve online, Justin më përpara i ka kërkuar Selenës që të hiqte dorë nga çdo gjë për të cilën ajo ka punuar dhe ka sakrifikuar aq shumë, thjesht për të qënë afër tij dhe ta vinte Justin përpara karrierës së saj. Gjatë periudhës kur ata kanë qënë bashkë, të dy kanë hequr dorë nga koncerte apo kanë përshtatur axhendën e tureve të tyre botërore për të gjetur sado pak mundësinë për të qëndruar bashkë. Kjo gjë ju ka sjellë shpesh probleme. “Nuk dua asgjë më shumë sesa thjesht të jem me të. Unë e respektoj atë dhe karrierën e saj dhe jam gati të heq dorë nga turi për t’u rikthyer në jetën e saj,” është shprehur Justin. Mesa duket ka ende shpresë për një ribashkim të tyre. Por urojmë që kësaj radhe të jetë i vërtetë.

Receta për një humbje të shpejtë të peshës

Avicii nuk do të performojë më si DJ!






Christian Louboutin dhe arti i Sapologjisë!

Në zbulim të Mesdheut

Kur ngjyra nuk njeh moshë!



Përfitimet e të zgjuarit herët

A do ti sjell fat pasardhësi i ri Trump?



Kartagjena: Destinacioni i ri ekzotik!

Harrojeni selfie, tani keni dronie!

Tudor: Epoka e bronxit!
