KreuStil Jetese

Christian Louboutin dhe arti i Sapologjisë!

Për të prezantuar koleksionin e tij për pranverë-verë 2016, krijuesi Christian Louboutin ka paraqitur një fushatë me një kombinim ngjyrash dhe motivesh të guxmshme.

Që prej vitit 2010, krijuesi parizian di gjithashtu të veshi edhe meshkujt. Për këtë pranverë-verë 2016 ai kombinon këpucët klasike për meshkuj, me ngjyrat dhe motivet pop… një përzierje e përshtatshme për SAPE, “Société des Ambianceurs et des Personnes Élegantes” (Shoqëria e Qeflinjve dhe Persoave Elegantë). Në fakt kjo përbënte një art të të jetuarit origjinal në Kongo në vitet 1920 dhe që nuk ka pushuar se inspiruari modën kontemporane perëndimore. Kjo përzierje e ngjyrave pop me veshjen SAPE në botën e modës ka fituar terminologjinë “Sapologji”.

Ndërkohë që dyqani konceptual parizian “Merci”, i ka dhënë mundësinë Christian Louboutin të krenojë kontinentin Afrikan me këtë fushatë shumë tërheqëse. I fotografuar nga René Habermacher dhe veshur nga modeli Aldiouma Fofana, modelet e reja të këpucëve “Cousin Charles” (model richelieu), “Cousin Dand” (model sliper) dhe “Cousin Greg” ( model derby) duke marrë një nuancë black, që devijon në të kuqe, duken mëse perfekte për karakteret e guximshme që u janë mërzitur klasiket e zakonshme që shohim përditë.

Këto forma klasike të këpucëve të fabrikuara me mjeshtëri nga artizanët në punishtet napolitane na japin gjithashtu ide për të kombinuar forma universale me guximin personal.

Por përtej kësaj fushate, shtëpia Louboutin shkon edhe më largë për këtë pranverë-verë 2016, duke propozuar dy modele hibride ku këpucët klasike përzihen me një pjesë rrobe në mes në ngjyra jeshile, blu dhe portokalli, ose me ngjyrat bezhë, blu dhe të kuqe.

Modele perfekte për t’u përballur me xhunglën urbane, mbështetur nga kombinimi me një kostum blu marin ose gri të errët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF