Gjiganti korean i elektronikës, Samsung, shpalli një bashkëpunim me shtëpinë e famshme të prodhimit të argjendarive dhe orave luksoze, të themeluar më 1993 në Gjenvë, Zvicër, “de GRISOGONO”.
Në Baselworld 2016, në qytetin e Bazelit nga data 17-24 mars u prezantua produkti i parë i dalë nga ky bashkëpunim, më saktë një version “luxury” i smartwatch-it Gear S2.
Edicioni i limituar i orës përbëhet nga një bazament i realizuar në flori dhe plotë diamante, brenda së cilës gjejmë teknologjinë më të fundit të ofruar nga ky produkt shumë popullor i kompanisë koreane.
Smartwatch-i është realizuar me flori roz dhe është i pajisur me një kurorë që mundëson shfrytëzimin e të gjitha funksioneve të kësaj aparature në të cilën janë vendosur 71 diamante të zinj dhe 56 diamante të bardhë, ndërsa rripi është prej lëkure peshkaqeni të markës Galuchat.
Parametrat teknike të Gear S2 de GRISOGONO mbeten të pandryshuara pavarësisht luksit të ofruar nga shtëpia zvicerane. Në fakt ka një ekran të rrumbullaktë të teknologjisë Super AMOLED me madhësi 1,2 polësh me rezolucion 360×360 dhe një densitet prej 302 piksel, procesori është 1,2 GHz, 512MB RAM, memorjen e ka 4GB, është e pajisur gjithashtu me WiFi, Bluetooth 4.1, NFC dhe një bateri prej 250 mAh.
Çmimi i këtij versioni do të jetë 15 000 $ dhe do të jetë i disponueshëm për të apasionuarit duke filluar nga kjo verë.


Si të prisni flokët si Vip-at




Tribalet e Dior, vathët ikonë e yjeve!




Receta për një humbje të shpejtë të peshës

Avicii nuk do të performojë më si DJ!






Christian Louboutin dhe arti i Sapologjisë!

Në zbulim të Mesdheut

Kur ngjyra nuk njeh moshë!
