KreuStil Jetese

Si të prisni flokët si Vip-at

Stina e pranverës sapo ka filluar, kështu që edhe personazhet e njohur botërorë kanë nisur të zgjedhin modelet e flokëve për këtë sezon.  Me siguri që të gjithë mendojmë sesi të kemi sa më të kuruar pamjen tone, duke u kujdesur maksimalisht për çdo detaj.
Flokët janë një prej këtyre detajeve që bien menjëherë në sy, veçanërisht prerja e tyre, e cila është edhe më afatgjatë. Por në varësi të prerjes dhe dëshirës sonë, është më e lehtë të eksperimentojmë më pas çdo ditë me modelet e tyre. Ndoshta disa prej jush janë kujdesur gjatë dimrit që flokët të rriten sa më shumë. Ndoshta disa të tjerë i kanë prerë me shkallëzim. Dikush tjetër mund ti ketë prerë më baluke. Dikush mund ti ketë zgjedhur një prerje super të shkurtër. Ka kaq shumë modele, po aq sa edhë dëshirat për t’u dukur ndryshe.
Më poshtë ju sjellim 15 modelet e prerjeve të flokëve që disa nga personazhet më të njohur kanë zgjedhur duke filluar me Jessica Alba, Cara Delevigne, Olivia Munn, Katie Holmes, Scarlett Johannson dhe plot emra të emra. Zgjedhja ju takon juve.

Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF