“Unë isha në depresion, sepse kam punuar shumë dhe e ndjeva se trupi im nuk mundej më”, thotë modelja.
Modelja e njohur, Erin Heatherton ka zbuluar arsyet se përse u largua nga Victoria’s Secret.
Një një intervistë për revistën “Time” ajo ka zbuluar se agjensia i kishte kërkuar vazhdimisht të humbiste peshë.
“Në dy shfaqjet e fundit të Victoria’s Secret” mua më kërkua të humbisja peshë. E shihja veten dhe nuk e kuptoja se çfarë mund të humbisja më”, ka rrëfyer supermodelja. Ajo ka folur në intervistë për presionin e vazhdueshëm për të humbur peshë.
“Gjatë përgatitjeve për demonstrimin e vitit 2013 më thanë që të humbisja peshë. Kam bërë një stërvitje të vështirë dy herë në ditë. Unë kam qenë në depresion, sepse kam punuar shumë dhe ndjeva se trupi im nuk mundej më. Një natë kam ardhur në shtëpi nga puna dhe mbaj mend që kisha uri, por nuk duhej të haja”, ka treguar 27 vjeçarja.
Pas 5 vitesh karrierë në Victoria’s Secret, Erin thotë se hoqi dorë për t’u përqendruar tek shëndeti i saj.
Ajo ka thënë më tej për revisttën “Time” që është shumë e lumtur për këtë vendim që ka marrë, duke mundur frikën e saj më të madhe. Nga ana tjetër, Victoria’s Secret nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me deklarat e modeles.
Momentalisht, Erin është një nga figurat që dominon në fushën e modelingut.

Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!


Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!



Qyteti “fantazmë” i Sharm El Sheikh



Harry Styles la të dashurën për Kendall Jenner



Charlize Theron jep leksione stili në Hamburg!


