KreuStil Jetese

Ja përse duhet të konsumoni peshk gjatë shtatzënisë

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se peshku duhet të jetë pjesë e pandashme e dietave tona vazhdimisht, kjo për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe shëndetësore që mbart.
Por konsumi i peshkut gjatë shtatzënisë merr edhe më shumë vlera, kjo për shkak se ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës.
Peshku përmban nivele të larta të yndyrnave të shëndetshme si omega-3, të cilat nuk janë gjë tjetër përveçse acide ynydore tepër të nevojshme për organizmin. Këto yndyrna sjellin përfitime antioksidante dhe dobi shëndetësore të zemrës.
Një studim i kryer nga Universiteti Tohuku-t në Japoni ka arritur në përfundimin se gratë shtatzëna, të cilat konsumojmë peshk gjatë kësaj përiudhe, do të lindin fëmijë më të shëndetshëm.
Acidet yndyrore Omega-3 janë tepër të rëndësishme si pjesë e një dietë të shëndetshme, sepse ata nuk mund të krijohen nga vetë trupi.
Omega-3 janë të domosdoshme për energjinë, ruajtjen, transportin e oksigjenit, funksionimin e qelizave, dhe rregullimin e inflamacionit.
Këto acide yndyrore janë gjetur në peshqit e deteve. Për shkak se dieta në SHBA ka nivele shumë të ulëta të konsumit të peshkut, omega-3, nuk janë konsumuar pothuajse mjaftueshëm nga amerikanët.
Hulumtimi paraprak ka treguar rëndësinë e konsumimit të omega-3 gjatë shtatzënisë. Ajo ndihmon për të përcaktuar gjatësinë e shtatzënisë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit para dhe pas lindjes. Studimet kanë treguar se Omega-3 luan rol në rritjen e trurit në fetus nëpërmjet vitit të parë të jetës.

Burimi: STEPIn2

Përshtati: Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF