Lindi më 1 prill 1976 në një garazh të Los Altos dhe ka përmbysur botën e teknologjisë me produktet e tij revolucionare, nga Macintosh tek iPhone, duke kaluar nga iPod.
Apple II dhe Macintosh janë të parët. Më pas erdhën MacBook dhe iMac, iPod dhe iPhone, iPad dhe Apple Watch. Dhjetëra produkte të pjekura nga një kompani e vetme, Apple, që sot mbush 40 vjeç.
Nga një garazh i vogël në qytezën kaliforniane të Los Altos tek kampusi gjigant dhe inovativ i Cupertino (ndërkohë që po ndërtohet një i dytë me formën e një anije kozmike gjigante).
Në vitin 1976 Molla lindi nga entuziazmi i Steve Jobs dhe Stephen Wozniak, dy të rinj të apasionuar të informatikës. I pari do të bëhet guruja i teknologjisë, me një karakter të komplikuar, i vështirë por gjenial, shpirti i vërtetë i kompanisë dhe produkteve të saj.
I dyti është një inxhinier i mbyllur. Nuk interesohet për lidership, as për pushtet. Por është ai, që nga aspekti teknik, i jep nismë revolucionit.
40 vitet e para të Apple ishin torturues, sikurse ishte vetë mendja e presidentit të tij, Steve Jobs. Në fakt ai është personazhi kryesor i historisë, të paktën deri në vitin 2011, viti që vdiq. Është ai mbrapa sukseseve të para në vitet ’70 dhe ’80, si dhe është pjesërisht faji i tij për rënien e lehtë. E dëbojnë, më pas e thërrasin, sepse pa krijuesin, krijesa nuk funksionon. Është imazhi i kompanisë dhe shpirti i produkteve të reja. Që me mijëvjeçarin e ri lançoi Mollën atje ku nuk kishte arritur kurrë më parë. Madje është ai që zgjodhi edhe pasuesin e tij, drejtori ekzekutiv aktual Tim Cook.
Sot Apple punëson 110 mijë persona në të gjithë botën dhe është kompania e parë për kapital aksionesh. Vetëm në vitin 2015 ka shitur më shumë se 230 milionë iPhone (rreth 75 milionë nga fillimi i vitit 2016). Në total, Apple ka deklaruar se janë një miliard nga pajisjet e tij që përdoren aktualisht nga klientët.



Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!


Filloi… Euro 2016!

Një ishull privat për… 322 euro!

Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris

Ja si duket Irina Shayk pa make-up



Sëmundjet që lufton vitamina A


Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park



Si të prisni flokët si Vip-at



