KreuStil Jetese

Filloi… Euro 2016!

Kampionati Evropian i Kombeve filloi zyrtarisht sot me turin e trofeut që do të kalojë në 25 qytete të Francës deri më 9 qershor.

Është në Saint-Denis, teatri i ndeshjes hapëse më 10 qershor mes Francës dhe Rumanisë, që fillon sot udhëtimin e madh të trofeut të Euro 2016.

UEFA është përpjekur që të ekspozojë sa më shumë kupën Henri Delaunay, sekretari i parë i përgjithshëm i UEFA-s. Deri në 9 qershor, një tren i përbërë nga pesë vagona do të ndalojë në 25 stacione të Francës (mes të cilave 10 qytetet pritëse).

Vagoni i parë do të ketë kupën me mundësinë për publikun që të bëjë foto pranë saj. I dyti bën një paraqitje të historisë së Evropianit me objekte fetish (bluza e Zidanit, topa embelmatikë etj…), vagoni i tretë do të jetë studioja e regjistrimit të David Guetta, ambasadori i Evropianit, ku publiku do të argëtohet me video interaktive.

Në vagonin e katërt, maskota Super Victor do të presë kolegët e tij për një kthim mbrapa me 10 maskotat që kanë shërbyer që prej vitit 1980.

Vagoni i fundit do t’i dedikohet kanalit televiziv “beIN Sports”, që ka të drejtën e shfaqjes së të gjitha ndeshjeve të Evropianit.

Paralelisht do të parakalojnë makina nëpër qyte me trofe të ndryshme sipër. Një lloji karnavalesh të turit çiklistik të Francës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF