KreuStil Jetese

Anthony Vaccarello… zëvendësuesi i Hedi Slimane tek Saint Laurent?

Ndërkohë që grupi Kering sapo shpalli largimin e Hedi Slimane, një pyetje qëndron në gojën e të gjithëve: kush mund ta zëvendësojë në krye të Saint Laurent Paris?

Një emër shfaqet, ai i Anthony Vaccarello. Sipas revistës WWD, dizenjuesi belg 33 vjeç është paraqitur fuqishëm si personi që do të marrë drejtimin artistik të shtëpisë Saint Laurent. Ai do të bëhet kështu dizenjuesi i katërt që i bashkohet shtëpisë së modës që ka parë të kalojnë me sukses, pas largimit të legjendarit Yves Saint Laurent në vitin 2002, Alber Elbaz, Tom Ford dhe Hedi Slimane.

I diplomuar në “La Cambre”, fitues i çmimit të madh të Festivalit të Modës në Hyères në vitin 2006, Anthony Vaccarello, i lindur në Bruksel nga prindër italianë, ka bërë hapat e tij të parë fillimisht pranë Karl Lagerfeld tek Fendi para se të lançonte linjën e tij për femra në vitin 2009.

Elementët e tij tipik janë linjat grafike, seksi dhe të sofistikuara të cilit i sollën çmimin “Andam” në vitin 2001 dhe i dhanë mundësinë që të nominohej nga Donatella Versace në vitin 2015 si drejtor artistik i përhershëm tek Versus, motra e vogël e Versace.

Por a do të jetë ky skulptor i sensualitetit, që fustanet e tij asimetrike prej lëkure të zezë janë bërë ikonike, mjeshtri i ri i Saint Laurent?

Para pak vitesh, ky fenomen i ri rrëfente se nëse një ditë do të bëhej drejtor artistik i një shtëpie të madhe, ai do t’i kthehj kryesisht një linje të harruar ku do të ishte i lirë të zhytej në arkiva duke i dhënë jetë njëkohësisht krijimtarisë së tij.

Saint Laurent i rigjallëruar mrekullisht nga Hedi Slimane nuk duket se është tamam shënjestra e egos së tij. Por që atëher, ndoshta ka ndryshuar mendim… për momentin, as ai, as grupi Kering, pronarë të Saint Laurent, nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të na ndriçuar se si do të vazhdojnë ngjarjet.

Në galerinë e fotove do të gjeni sfilatën e tij të fundit vjeshtë-dimër 2016-2017 në Paris.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF