Mbrëmjen e së premtes, reperi Noizy ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Edhe kësaj radhe ai është talluar me një tjetër anëtar të grupit BabaStars.
Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit, Noizy ka pohuar se ka pasur marrëdhënie intime me Tunën por siç ka thënë ai vetë, mes tyre nuk ka pasur asgjë serioze. Dhe duke folur për çiftin Tuna-Cozman, Noizy është tallur me reperin e BabaStars duke e quajtur atë një vajzë. “Dhe mora vesh që u ndanë ato dy gocat. Ato të dyja, se të dyja si goca më duken. Tuna me atë tjetrën,” është shprehur reperi duke shpërthyer në të qeshura dhe duke iu referuar zërave se Tuna dhe Cozman janë ndarë pikërisht prej deklaratës së tij në emisionin “6 ditë pa Ermalin” ku rrëfeu se kishte pasur marrëdhënie me këngëtaren. I pyetur nëse vijon t’i ketë marrëdhëniet e acaruar me anëtarët e grupit rival BabaStars, ai është shprehur se i thotë këto gjëra me shaka, duke shtuar që “është rritur”. Pak kohë më parë, në një tjetër intervistë, Noizy e krahasoi Getoar Selimin me këngëtaren transgjinore Conchita.
Grupi BabaStars deri më tani ka zgjedhur të mos reagojë lidhur me këto deklarata thumbuese të reperit.

Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!


Filloi… Euro 2016!

Një ishull privat për… 322 euro!

Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris

Ja si duket Irina Shayk pa make-up



Sëmundjet që lufton vitamina A


Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park



Si të prisni flokët si Vip-at




Tribalet e Dior, vathët ikonë e yjeve!

