Pasi është marrë ftesa për në martesë, të ftuarat fillon dhe i zë ankthi. Duhet gjetur veshja që do t’i bëjë të shkëlqejnë si kur janë të ulura, si në pistën e kërcimit dhe në fotot suvenir.
Si parim dhe për respekt të nuses, e bardha dhe gjithë nuancat e saj nuk duhet t’i merrni aspak parasysh si të ftuara. Sikurse e kërkon tradita, e zgjedhura e lumtur është e vetmja që duhet të mbajë këtë ngjyrë të pastër. Ndërkohë ka një pafundësi ngjyrash që shfaqen po aq joshëse për t’i kombinuar në veshjet tuaja atë ditë. Por e njëjta gjë vlen edhe për të zezën, ndonëse gjithnjë e më shumë pranohet për elegancën e saj dhe vlerësohet për aftësitë e jashtëzakonshme të kombinimit, mbetet sinonim i zisë. Ky nuk duket si oguri më i mirë për ditën më të bukur të kushërirës apo mikeshës suaj.
Nga ana tjetër fustanet shumë të shkurtrat dhe fustani sirenë duhen evituar. Ndonëse mund të jeni beqare dhe dëshironi të bini në sy tek djemtë që ndodhen aty. Mbi të gjitha kur shohim rezultatin me Pippa Middleton e cila për pak i vodhi rolin kryesor motrës, më mirë t’i evitoni këto.
Të martuarit e ardhshë ju paraqesin një kod veshjeje? Nëse po, bëjuni qejfin dhe luani lojën. Por nëse jo kujdes të mos shfaqeni me ndonjë fustan sari, pasi në një festë bohem shik do të shkaktojë turbullira… madje duhet t’i jini të vëmendshme edhe mbi veshjet me stampim, kamuflazh apo leopard, që mbeten jashtë listës për një martesë, sado moderne të jenë ato.
Në galerinë tonë do të gjeni disa shembuj veshjesh për të ftuarat në martesa.


40 vitet e para të Apple



Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!


Filloi… Euro 2016!

Një ishull privat për… 322 euro!

Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris

Ja si duket Irina Shayk pa make-up



Sëmundjet që lufton vitamina A


Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park



Si të prisni flokët si Vip-at

