KreuStil Jetese

Qyteti “fantazmë” i Sharm El Sheikh

Plazhet dhe pazaret e Sharm El Sheikh duhet të ishin plot me turistë, të cilët në këtë periudhë mund të shijonin diellin egjiptian dhe bukuritë që vendi ofron.
Por, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë radikale pas një dekade trazirash politike dhe rrëzimin e një avioni rus të nisur me pushime vitin e kaluar, duke vrarë 224 pasagjerë.
Momentalisht, turistët janë duke qëndruar larg dhe qyteti duket si një fantazmë. Vizitorët pothuajse janë përgjysmuar, duke lënë plazhe të braktisura, hotele të mbyllura dhe bizneset në krizë. Këto fotografi mbresëlënëse flasin më qartë.
Egjipti ka tërhequr 346 500 turistë në shkurt të vitit 2016, në krahasim me 640 200 vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë Qendrore për Mobilizimin Publik dhe Statistikave. Kjo paraqet një rënie prej 45.9 %.  Shpenzimet në vend janë ulur me 67.2 % në shkurt të këtij viti në krahasim me vitin 2015, nga 9.2 në 5.5.
Commonwealth, Zyra e Jashtme e Britanisë thotë se ka një “rrezik të lartë” të terrorizmit në Egjipt, dhe ndalon në mënyrë kategorike udhëtimet në Sharm El Sheikh.
Qeveria e Egjiptit është e etur për të pasur të ardhura nga vizitorët, dhe në këtë mënyrë ka qënë e gatshme të pranoj problemet e sigurisë.

Burimi: Daily Mail

Përshtati: Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF