Harry Styles, njëri nga pjesëtarët e ish-grupit të famshëm “One Direction”, raportohet për një marrëdhënie intime me stjuardesën amerikane, Megan Smith.
Sipas raportimeve, Megan është takuar me Harry-n gjatë verës, kohë kur ajo punonte si stjuardesë private gjatë turneut të grupit “On the Road Again”.
Mediat e huaja shkruajnë se ylli i “One Direction” dhe Megan Smith janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më sekrete dhe larg vëmendjes së publikut.
Sipas raportimeve të “The Sun” kjo marrëdhënie ka zgjatur 9 muaj.
24 vjeçarja, Megan ka rrëfyer se më pas Harry Style u josh nga supermodelja Kendall Jenner gjatë kohës që ajo qëndroi për 2 javë në Londër në shtëpinë e tij. Kjo bëri që edhe marrëdhënies së tyre t’i vinte fundi.
Ndërkohë në dhjetor Kendall dhe Harry, u përfolën për një lidhje të mundshme, por asnjëri nuk e konfirmoi dhe zërat u shuan.
Momentalisht Kendall po shoqërohet me basketbollistin Jordan Clarkson.



Charlize Theron jep leksione stili në Hamburg!



Këto ushqime parandalojnë ndjesinë e ankthit

Si të visheni kur ju ftojnë në një martesë?


40 vitet e para të Apple



Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!


Filloi… Euro 2016!

Një ishull privat për… 322 euro!

Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris

Ja si duket Irina Shayk pa make-up


