KreuStil Jetese

Qetësuesit janë më të rrezikshëm sesa mund ta mendoni!

Qetësuesit janë më të rrezikshëm sesa ju mund të mendoni, kjo sipas një studimi të ri evropian. Qetësuesit janë përdorur shpesh për lehtësimin e dhimbjeve, etheve dhe sëmundjeve inflamatore.  Megjithatë, studimi ka treguar se ato shkaktojnë efekte të dëmshme anësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, rritjen e rrezikut të ulcerës dhe dëmtim të mëlçisë.
Studimi i ri ishte një rishikim i të gjitha hulumtimeve në këtë fushë dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore të qetësuesve që ne përdorim çdo ditë. Studiuesit zbuluan se këto ilaçe mund të jenë akoma më shumë të rrezikshme për zemrën.
“Ky është një fakt i njohur për vite me radhë që shumë lloje të ndryshme qetësuesish, rrisin rrezikun e sulmeve të zemrës. Për këtë arsye, një numër i këtyre llojeve të reja të NSAID (Paracetamol, Aspirina, Ibuprofe, etj) janë nxjerrë jashtë tregut përsëri. Ne tani mund të shohim se disa nga llojet e vjetra të NSAID, veçanërisht Diclofenac, janë të lidhura ngushtë edhe me një rritje të rrezikut të sulmit në zemër, dhe mesa duket në të njëjtën masë si disa nga llojet që janë lënë jashtë në treg “, thotë Morten Schmidt, MD dhe PhD nga Universiteti Aarhus dhe autori kryesor i studimit.
“Kjo është vërtet shqetësuese, sepse këto lloje të vjetra të mjekësisë janë përdorur shpesh në të gjithë botën perëndimore dhe në shumë vende të tjera pa recetë,” shton ai.
Shoqata Europiane e Kardiologjisë ka krijuar tashmë një numër udhëzimesh për mjekët, të cilët duhet ti marrin në konsideratë para se të iu sugjerojnë pacientëve të tyre qetësues të ndryshëm.
“Kur mjekët shkruajnë receta për NSAID, ata duhet në çdo rast individual të kryejë një vlerësim të plotë të rrezikut të komplikimeve të zemrës dhe gjakderdhjes. Qetësuesit duhet të shiten vetëm mbi banak, kur ato shoqërohen me një paralajmërim të mjaftueshëm në lidhje me rreziqet kardiovaskulare.
Në përgjithësi, NSAID nuk duhet të përdoret tek pacientët, të cilët kanë ose janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare “, tha Christian Torp-Pedersen, profesor kardiologjie në Universitetin e Aalborg në Danimarkë.

Burimi: StepIn2

Përshtati: Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF