KreuStil Jetese

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Nga Aristela Anagnosti

Të kursesh lekë është diçka shumë herë më e vështirë sesa t’i harxhosh ato. Ne sot do të flasim rreth një mënyre të thjeshtë kursimi. Është një mënyrë që do kohën e vetë, përpara se të na japi frytet e saj, por është një mënyrë e thjeshtë. Si fillim, duhet të përcaktojmë motivin që do i vendosim vetes. Pa patur një motivim që të na përfshijë dhe të na japë dëshirën për të vazhduar misionin, kursimi bëhet diçka e vështirë dhe thuajse e pamundur.

Pasi të kemi vendosur motivin, i cili nuk do të na lejojë të heqim dorë nga mbledhja e lekëve, do të kalojmë te pjesa më e vështirë, zbatimi.

Blejmë arkën! Nga ato që nuk hapen me çelës, sepse përndryshe ç’u kuptua? Më pas, marrim një letër në të cilën shkruajmë të gjithë datat e periudhës që kemi vendosur si afat kursimi dhe këtë letër e ngjisim te arka. Dhe çdo ditë apo javë që hedhim shumën e caktuar që kemi vendosur, e shënojme te arka me grep që të kuptojmë që e kemi bërë si veprim. Duhet të tregohemi të fortë dhe te hedhim rregullisht në fillim, sepse kështu do të na pëlqejë që jemi edhe me afër realizimit të planit. Kështu do të motivohemi më shumë dhe nuk do të dorëzohemi në fund. Është kaq e thjeshtë, e realizueshme dhe praktike. Kursim të mbarë!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF