Tashmë nuk është sekret që Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë të dashuruar me njëri tjetrin. Por duket sikur modelja 21 vjeçare dëshiron që të gjithë të dinë që Zayn është i saj. Gigi është fotografuar në Times Square, Nju Njork me një bluzë sportive në të cilën shkruhej “Lol, ti nuk je Zayn Malik”.
Modelja ka qenë duke festuar gjatë fundjavës me miqtë në një nga vendet më të njohura në Nju Njork. Teksa supermodelja ka qenë duke shëtitur rrugëve, ajo që ka rënë sy ishte edhe bluza e saj e personalizuar. Por ky detaj nuk mund t’i shpëtonte as të dashurit të saj, Zayn, i cili ka postuar foton e saj në Twitter, bashkangjitur së cilës shkruan: “Kjo është vajza ime”.
Kjo nuk është hera e parë që çifti i shpreh dashurinë njëri tjetrit në publik, por edhe në këtë formë nuk e kishim menduar.

Flokët mahnitëse të yjeve në Kanë






Aurela Gaçe shtatzënë, flet këngëtarja





Kjo është “lepurushka” më seksi e 2016!



Teuta Kurti në pritje të binjakëve




