KreuCelebrity

Orlando Bloom dhe Katy Perry rigjejnë romancën në jahtin 220 mijë euro/nata të Abramovich

Javën e kaluar u fol shumë për një ndarje të mundshme të tyre, por Orlando Bloom dhe Katy Perry janë sërish bashkë. Zërat për ndarjen e tyre qarkulluan pas publikimit të një fotoje në SHBA ku Bloom shihej me këngëtaren Selena Gomez. Por pas Festivalit të Kanës, Bloom dhe e dashura e tij britanike janë fotografuar në jahtin e Roman Abramovich, miliarderit rus që zotëron dhe klubin e futbollit Çelsi. Qiraja për këtë jaht është 220 mijë euro/nata, por duket se për Orlando Bloom nuk përbën një problem. Bashkë me ta ishte edhe bukuroshja Kendall Jenner e cila ka shijuar sportet ujore

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF