KreuBordo Men

Zbulohet modeli i ri Bumblebee i serisë Transformes

Chevrolet Camaro do të jetë edhe një herë protagoniste e filmit të ri të series Transformes. Në episodin e pestë të këtij seriali, që pritet të dalë në verë të 2017 i titulluar “The Last Knight” (Kalorësi i Fundit), versioni restyling i veturës amerikane muskuloze do të përdoret edhe një herë për personazhin Bumblebee. Ky konfirmim vjen drejtpërdrejtë nga një tweet i regjizorit Michael Bay.

Modeli Camaro, që tashmë vesh rolin klasik të veturës së verdhë me të zezë, është modifikuar njdeshëm. Nga imazhi mund të dallohen elemente të reja, si pjesët e poshtme të pazakonta, parakolpi i modifikuar dhe disqet alumini me pesë rreze, si dhe pasqyrat shumë të vogla që sugjerojnë praninë e kamerave të integruara.

Në fakt seria e filmave Transformers pa dyshim që është i lidhur me Camaro-n. Episodi i parë i serisë, daton në vitin 2007, dhe debutoi me gjeneratën e pestë të kupesë amerikane, duke i treguar publikut dizajnin e kësaj coupé-je dy vite para se të dilte në treg. Suksesi ishte aq i lartë sa që u nxorr në treg edhe njës seri e veçantë e limituar në SHBA në vitin 2010.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF