Në moshën 37 vjeçare, komediania dhe mama e dy fëmijëve provoi se nuk ka asnjë kompleksitet duke paraqitur një fotografi të vetes në Instagram. Me kuriz, në një pozicion sublim kundër dritës, Kate Hudson ka lënë rrobat të bien duke ofruar një pamje të sajën për 4,7 milionë fansat e profilit të saj.
Në fakt, kjo foto e çastit, e kapur nga fotografi Darren Ankenman, vë në skenë aktoren përballë një dritare të mbuluar nga një perde tyl, që i ka kthyer kurizin fjalës “Love” që ndodhet mbi një tavolinë të ulët. Fotoja që është marrë në një dekor sensual dhe romantik deri tani ka marrë 66 000 like nga ndjekësit e Kate Hudson.
Nëse fotografia krejt nudo e komedianes ka ngjallur që tani trafik në rrjetin social, kjo nuk është hera e parë që aktorja shfaqet nudo në Instagram. Janarin e kaluar, aktorja zbulohej në një fotografi, e shtrirë në një vaskë me shkumë, duke lënë të pasmet e saj në sipërfaqe. Kjo foto u postua nga stilistja dhe komediania Sophie Lopez. Ndërsa tabloidët amerikanë të kohës e akuzuan se ajo me këtë foto kërkonte të bënte ish-të dashurin e saj, Nick Jonas, xheloz.
Por nuditeti është mënyra që Kate Hudson përdor për të treguar se vazhdon të jetë gjithnjë në treg? Në fakt, në prag të 40-ave, aktorja, pasi kaloi një jetë sentimentale disi kaotike, ashtu si Tom Cruise, Charlize Theron apo Kate Moss, ajo vazhdon të jetë beqare në 2016.