Virna Lisi ka qenë një ndër fytyrat më ëngjëllorë të kinemasë italiane dhe një ndër aktoret që vështirë se do të harrohet. Nëse do të jetonte ende, ajo do të mbushte 80 vjeç sot. E lindur në 8 nëntor të 1936 në Ankona të Italisë, ajo ka bërë epokë në kinemanë italiane. Një mori rolesh ku ka shkëlqyer duke krijuar një emër të madh. E gjitha natyrisht, falë pamjes së saj ëngjëllore. Ajo u nda nga jeta në 18 dhjetorin e 2014 si pasojë e një sëmundje të rëndë në Romë, kryeqytetin e Italisë. Veç filmave të shumta në kinemanë italiane ajo pati edhe një sërë rolesh në Hollivud ku e cilësonin si një “Marilyon Monroe” e re. Ndër filmat e saj më të spikatur mund të përmendim: “Eva”, “Mos tundo djallin”, “18-vjeçaret” etj. Në një homazh që i ka bërë sot gazeta italiane Panorama, shkruan: Ishte aq e bukur, sa fytyra e saj dukej si një pikturë!






Elvana Gjata rrëfen “çmenduritë” e saj




Ledina Çelo seksi në bregdetin e Dubait




Zayn Malik, si u njoh me Gigi Hadid





