KreuStil Jetese

Qiellgërvishtësi më i veçantë në botë gjendet në Tajvan

Ajo quhet Tao Zhu Yin Yuan dhe është një ndër kullat më moderne në botë. Kulla është prag përfundimit. Gjendet në Taipei të Tajvanit. Veç formës “futuriste” që ajo ka, ofron edhe riciklimin e karbonit. Pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Ofron pamje spektakolare në gjithë qytetin e Taipeit. Por kulla është edhe ekologjike pasi do të shërbejë për thithjen e karbonit dhe çlirimin e oksigjenit. Kulla do të ketë 23 mijë pemë. Pritet që të pastrojë 130 tonë dioksid karboni në vit. “Është më mirë se sa të ndërtoje një park me pemë”, thotë një prej inxhinierëve të projektit madhështor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF