KreuCelebrity

Pse Luana quhet Luana?

Ajo është një prej biondeve më simpatike të ekranit shqiptar. Luana është një emër i padëgjuar për gjininë femërore. E ftuar në emisionin e Elvis Pupës, moderatorja simpatike ka shpjeguar kuptimin e emrit të saj. “Prindërit kishin dëshirë që unë të isha djalë. Babi kishte vendosur të më vinte emrin e xhaxhait, i cili quhej Luan. Por meqë unë linda vajzë ata më quajtën Luana”, ka treguar moderatorja e “Pa Limit”. Ajo ka treguar se kur ka qenë e vogël, nuk i pëlqente shumë ky emër, pasi shpesh në klasë shokët e shoqet e thërrisnin Luanesha, fakt ky që e mërziste dhe e nervozonte shpesh. Sigurisht asokohe Luana nuk e kuptonte mirë domethënien e emrit të saj, e ndërsa sot ajo sigurisht që ndihet krenare për emrin me të cilin prindërit e kanë pagëzuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF