Ka me qindra aroma të reja çdo sezon, por nuk e dini cila bën për ju? Sekreti: referojuni stilin tuaj si udhëzues. Stili i veshjes tuaj duhet të përshtatet me aromën e duhur, ndaj shikoni këto sugjerime të BORDO se brenda cilit flakon e gjeni veten.
Elegante
Nëse ju jeni një tip klasik që ju pëlqen një veshje e sofistikuar me pellush dhe detaje perlash, ju do të ndiheni më të rafinuar me parfume floreale të bardha, si mimoza, zambaku i ujit, irisi, jasemini dhe lulet e bozhurit, të cilat kanë një domethënie të veçantë për shoqërinë e lartë, duke ju dhuruar një pamje elegante.
Norell – Eau de Parfum, Balenciaga – B. Balenciaga; Jo Malone – London Mimosa & Cardamom; Chloé – Eau de Parfum; Chanel – Chance Eau Vive; Gucci – Bamboo.
Flirtuese
Nëse doni të nxirrni në pah anën tuaj çapkëne, mos nguroni të zgjidhni një fustan rozë dhe shumë xhingla. Aromat që përshtatet më shumë me këtë stil janë padyshim ato me bazë frutat, ku spikat dardha, pa harruar kallamsheqerin dehës, kokrrat e kafesë dhe karamel, të cilat duke u kombinuar me lule, dhurojnë një pamje prej lolite.
Miu Miu – Eau de Parfum; Givenchy – Dahlia Divin, Yves Saint Laurent Black – Opium, Bulgari – Omnia Paraiba, Viktor & Rolf – Flowerbomb Fireworks, Prada – Candy Kiss
Glamour
Mbrëmjeve janë mënyra ideale për të joshur përmes lëkurës tuaj të spërkatur me aroma të paharrueshme. Dedikuar grave që reflektojnë gjithmonë glamour, këto parfume janë të pasura me erëzat e Lindjes si piperi i zi, shafrani, temjani edhe druri ekzotik. Provoni të vendosni pak mbi qafë ose pranë dekoltesë për t’u dukur më seksi.
Marc Jacobs – Decadence; Bond No.9 – B9, Sisley Paris – Soir d’Orient, Giorgio Armani – Sì Huile de Parfum; Dior – J’Adore Touche de Parfum, Dolce & Gabbana – Velvet Exotic Leather
Luks
Nuk mund të gjeni në vend tjetër përkufizimin më të përsosur të luksit dhe shpirtit të lirë nëse do ta kërkonit në një aromë. Këto parfume janë një përzierje etnike të cilat kanë si bazë vajzat ekzotike me lëvore druri, piperin rozë, agrumet dhe kryesisht qitron, duke rezervuar në një flakon të vetëm aroma të freskëta dhe të lehta.
Tory Burch – Absolu; Krigler – Emeraude Noire; Estee Lauder – Modern Muse Le Rouge; Lancome – La Vie Este Belle; Ex Nihiloo Paris – Bois D’Hiver; Calvin Klein – Euphoria Essence