Vajza e parë e Amerikës njihet për shijen e saj te hollë në të veshur, por duket se si rrallëherë më parë, Ivanka Trump ka zhgënjyer me paraqitjen e saj. Në një vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, vajza e Donald Trump kishte zgjedhur një fustan të bardhë deri poshtë gjurit dhe këpucë stiletto. Deri këtu dukej se veshja ishte në rregull, por Ivanka kishte gabuar në zgjedhjen e vëthëve, të cilat ishin tejet gjigande, me gura dhe aspak të përshtatshëm për një ftesë të tillë. Pavarësisht çmimit të lartë aksesorëve që shkojnë në 600 euro, Ivanka ka zhgënjyer kësaj here me paraqitjen e saj. Sipas komentuesve të shumtë, ajo ishte një vizitë diplomtike duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe një paraqitje e tillë nuk i shkonte për shtat kësaj vizite.



Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Veshjet ikonike të Dalida





Gigi Hadid, nga viti 1995 deri tani









