KreuCelebrity

Rroga marramendëse e Jonida Vokshit!

Ajo është një ndër portretet më të ëmbla të ekranit shqiptar. Tashmë prej vitesh pjesë e platformës Digitalb, Jonida Vokshi është kthyer një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Herë si imazh i kësaj platforme në spote të ndryshme publicitare, e herë si moderatore në emision e saj, Vokshi është një figurë me të cilën identifikohet Digitalb. Por kur vjen puna tek rroga mujore, kërshëria e shqiptarëve është tejet e madhe, dhe me siguri do t’ju pëlqente ta dinit se sa paguhet bukuroshja Jonidë për punën e saj. E ftuar në emisionin Interview në InTv, Jonida rrëfeu se rroga e saj është 10.000 dollarë. Megjithatë nuk e dimë se sa e vërtetë është kjo gjë, pasi gjithçka mund të jetë edhe në kuadër të shakasë, duke qenë se emisioni nuk është trasmetuar ende i gjithi, ndaj mbetet për t’u parë se në ç’kontekst është thënë kjo deklaratë nga aktorja dhe moderatorja simpatike. Ej, po edhe aq mund ta ketë, nuk e përjashtojmë  si mundësi

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF