KreuCelebrity

Arbana Osmani, dritë jeshile për karrierën e moderatores së njohur!

Arbana Osmani është moderatorja historike, me të cilën identifikohet Top Channel që prej transmetimit për herë të parë si televizion. Por duket se Arbana ka qenë një dritë jeshile edhe për karrierën e një tjetër moderatoreje të suksesshme të këtij televizioni. E ftuar në emisionin “Tek unë’, në InTv, Elona Duro ka folur për fillimet e karrierës së saj televizive, atribut që ajo duket se ia dedikon koleges së saj Arbana. “Ka qenë diçka shumë spontane. Shkova në Top Channel dhe aty takova Arbanën dhe i them nëse është e mundur për të patur ndonjë provë dhe Arbana më thotë se pas disa muajsh do të nisë platforma e re televizive Digitalb dhe do të njoftojmë për të ardhur për të bërë provën”, u shpreh Elona gjatë intervistës. Ndërkohë Elona Duro ka arritur të krijojë identitetin e saj në Digitalb dhe Top Channel, duke u bërë herë pas here pjesë e programeve të ndryshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF