Filmi i titulluar “211”, është një prodhim Hollywood-ian policesk, që po xhirohet në Bullgari, në të cilin i është besuar një rol edhe këngëtares shqiptare Bleona Qerreti. Bukuroshja shqiptare, do të ketë fatin të luajë përkrah yllit Hollywood-ian Nicolas Cage, i cili do të ketë rolin e një polici. Por duket se xhirimet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për Cage, pasi gjatë një skene ai është aksidentuar duke thyer kyçin e këmbës. Aktori është transportuar menjëheë në qendrën më të afërt mjekësore dhe pasi ka marrë mjekimet e duhura ai ka fluturuar drejt Los Angelos, për të marrë shërbimin e specializuar. Për këtë arsye xhirimet do të ndërpriten për tre javë, kohë që i duhet aktorit për t’u rekuperuar plotësisht.


Celebrity
Zhgënjen Ivanka Trump!



Celebrity
Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Celebrity
Veshjet ikonike të Dalida





Celebrity
Gigi Hadid, nga viti 1995 deri tani







