Dy ditë më parë fotot e saj me pushime në Meksikë, në të cilat Kim Kardashian dukej plot me celulit, bëri që miti i të famshmes së njohur të familjes Kardashian të bjerë ndjeshëm. Duket se fansat e saj janë zhgënjyer dhe menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, ajo ka humbur 100.000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. Mesa duket kjo gjë e ka shqetësuar Kim, pasi ajo është përpjekur të verë ‘nderin’ në vend, duke postuar foto të tjera nga pushimet në Meksikë, por kësaj here celuliti është zhdukur si me magji, duke rikthyer Kimin e mëparshëm. Nuk e dimë sesa do t’ja arrijë ajo të rikthejë ndjekësit e saj sërish, por nëse do ta na dëgjonte ne, do të bënte mirë të postonte edhe ndonjë foto me celulit, pasi nuk është fundi i botës, edhe ti Kim e vdekshme je!




Zhgënjen Ivanka Trump!



Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Veshjet ikonike të Dalida





Gigi Hadid, nga viti 1995 deri tani





