Kjo është shtëpia ku vdiq në mënyrë tragjike një nga mitet e epokës sonë: është shtëpia që ende fsheh një mister që ndoshta nuk do të zbardhet kurrë. Bëhet fjalë për shtëpinë në Brentwood, në Kaliforni, ku në 5 gusht të 1962 u gjet pa jetë Marilyn Monroe.
Shtëpia tani është në shitje për 6,9 milionë dollarë. Nuk është hera e parë që vihet në shitje : hera e fundit ishte pesë vjet më parë 5,1 milionë.
Marilyn e bleu vilën me pishinë dhe një vilë tjetër për miqtë, disa muaj para se të vdiste. E përdori edhe si vend për një intervistë për revistën “Life”, gjithmonë në 1962. Richard Meryman, që realizoi intervistën, ka thënë se Marilyn ishte e lumtur për shtëpinë e saj sepse “ishte shtëpia e parë plotësisht e saj, që nuk e kishte patur kurrë”.
Dhe pikërisht në një nga tre dhomat e gjumit u gjet trupi i saj pa jetë për një mbidozë ilaçesh. E gjeti psikiatri i saj, në krevat , me telefonin në një dorë. Vdekja e Marylyn është ende e përfshirë nga misteri : overdose, vetëvrasje ose vrasje, siç mendon dikush? Përgjigja ndoshta nuk do të mbërrijë kurrë . Vetëm nëse muret e asaj shtëpie mund të flasin…






Zhgënjen Ivanka Trump!



Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Veshjet ikonike të Dalida





Gigi Hadid, nga viti 1995 deri tani



