Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow bëri të ditur në Twitter se në shtator faqja e saj e internetit “Goop”, e krijuar në 2008, do të dalë në shtyp si revistë.
Për këtë projekt të ri editorial Gwyneth Paltrow po punon me drejtuesen e Vogue America, Anna Wintour.
“Gjithmonë e kam ditur se Gwyneth ka shumë shije dhe vizion, por me “Goop””, ka ndërtuar diçka të jashtëzakonshme, një përshkrim modern i mënyrës së jetesës së sotme”, ka thënë Wintour.
Gwyneth Paltrow, 44 vjeç, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë në rolin kryesor në 1999 për “Shakespeare in Love”, e krijoi “Goop” si një koncept , një faqe që ofron sugjerimet e përdoruesve , duke përfshirë ushqimin e shëndetin, udhëtime e bukurinë.
“Goop” është edhe një markë që projekton veshje , kozmetikë e parfume , të gjitha në shitje në faqe.
Në 2016, Goop që ndërkohë u bë edhe një markë , përveç se një blog lifestyle i administruar nga aktorja dhe skuadra e saj, ka arritur 700 mijë abonentë dhe 1 milion vizitorë në ditë, të dhëna të konsiderueshme për një projekt i nisur si një buletin i thjeshtë.







Yjet që urrejnë famën!










Zhgënjen Ivanka Trump!


