Elvana Gjata dhe Lori Hoxha sa i përket profesionit nuk kanë ndonjë lidhje sëbashku, por kur bëhet fjalë për stilin e veshjes apo shijes së hollë duket se të dyja takohen në një pikë, pasi cilësohen si ndër vajzat që nuk gabojnë asnjëherë në zgjedhjet e tyre të të veshurit. Të kujdesshme për të ndjekur trendet e fundit, duket se bukuroshet kanë bërë të dyja pjesë të garderobës së tyre, një palë sandale nga koleksioni i fundit i Guçi, të cilat kushtojnë 1790 dollarë. E para tek e cila i pamë këto këpucë ishte këngëtarja, e cila në foton e radhës të postuar pikërisht ditën e Pashkës, nuk mund të mos binin në sy këpucët e veçanta në ngjyrë blu, që kishte veshur. Ndërsa tek Lori, të njëjtat këpucë i pamë dy ditë më parë, por fashionistja kishte zgjedhur versionin në ngjyrë të zezë të tyre. Këto këpucë janë një ndër krijimet më të veçanta të shtëpisë së modës Guçi, pasi janë frymëzuar nga Zoti i Olimpit, Dionisi duke e bërë edhe më unike rëndësinë e tyre. Ndaj dhe Lori me Elvanën nuk hezituan për t’i patur!

Yjet që urrejnë famën!










Zhgënjen Ivanka Trump!



Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Veshjet ikonike të Dalida



