Në të shumtën e rasteve, jemi mësuar të shohim transformime ekstreme përsa i përket pamjes, tek këngëtaret e showbizit shqiptar, apo edhe atij tw huaj. Flokë të prera shkurt, pas dy ditësh mesatarisht të gjata, ngjyra nga më të shumëllojshmet. Kjo dukuri ndodh më së shumti gjatë paraqitjes në klipe apo në prezantimin në ndonjë spektakël televiziv. Por, jo të gjithë përfshihen në këtë listë. Sot, ne kemi përzgjedhur një emër shumë të njohur e të dashur për ju: Elvana Gjata! E njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës pop në Shqipëri, me një karrierë shumëvjeçare tashmë, e mbushur me çmime e suksese të shumta, Elvana ka tërhequr vëmendje edhe për stilin e saj. Megjithatë, siç mund ta keni vënë re, këngëtarja nuk ka eksperimentuar shumë me ngjyrën e flokëve. Gjithmonë e kemi parë brune, bjonde ose të dyja bashkë. Veçantia qëndron tek origjinaliteti që ajo ruante deri diku para 2 vitesh, kur vendosi t’i lyente për herë të parë (bjonde) flokët e saj . Që atëherë, nuk ka patur shumë variacione; maksimumi i ka ndryshuar në stil ombre apo ngjyrë çokollatë. Së fundmi, gjatë një interviste, Elvana është prononcuar se do të lërë vetëm ngjyrën origjinale duke shmangur kështu lyerjen e mëtejshme. Kështu që, vajza, ndoshta duhet të marrim shembull nga këngëtarja e të provojmë kënaqësinë e të qenurit origjinale. Nuk është keq, apo jo? Për më tepër, shikoni galerinë për disa nga momentet më të bukura të artistes së muzikës pop.

Rroga marramendëse e Jonida Vokshit!

Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare


Brad Pitt nga viti 1988-1999

Yjet më hot mbi tapetin e kuq

Tuna lind djal, quhet Tian









Yjet që urrejnë famën!




