KreuCelebrity

E përbashkëta e Monika Lubonjës dhe Olta Gixharit…

Ndodh, që disa evente të kenë rregullat e veta, duke nisur nga kodi i veshjes e deri tek elementë, te cilët priten t’i sjellin të ftuarit. I tillë ishte dhe ai që organizoi mbrëmë Alketa Vejsiu, në radhët e të cilëve kishte shumë të ftuar VIP. Me mirësjellje, në ftesë u përfshinte një kërkesë: tek të ftuarit të mbizotëronte ngjyra rozë në veshje. Por, jo të gjithë janë të bindur, e mesa duket shpirti rebel nuk i lejon të shkojnë në një drejtim me rrymën. Në një postim në Instagram, Monika Lubonja shfaqet krahë për krahë me Olta Gixharin, ku ndër të tjera shkruan: “Nuk të duket, Olta Gixhari, që ne të dyja i kemi pak zët rregullat….” Dhe ka mëse të drejt, pasi në foto arrijmë të dallojmë fare qartë, që të dyja aktoret nuk i janë përmbajtur kërkesës së organizatores. Por, kjo nuk ka penguar askënd të shijojë eventin, duke mbushur rrjetet sociale me foto të shumëllojshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF