Para pak kohësh, iu kushtuan artikuj të tërë atleteve të preferuara të Dukeshës së Kembrixhit. Epo, ja që ju zbulojmë se Princeshë Diana i ka veshur shumë vite më parë!
Edhe pse tashmë është e ditur se Kate Middleton inspirohet pafund nga stili i Diana-s, ende nuk mund ta anashkalojmë shijen e kësaj të fundit për veshjen. Atletet Superga janë zgjedhja e Dukeshës për rastet më pranë përditshmërisë, e Middleton zakonisht i kombinon me xhinse e bluzë të thjeshtë. Por, ja që dikush ka pikasur Princeshë Diana-n, e cila ka veshur të njejtin model gjatë vizitës për projekte të Red Cross, në 1997. Nëse Kate preferon të bardhën, Lady D zgjedh të errtën, edhe pse paraqitja e të dyjave mbetet shumë pranë të përditshmes e sportives. Tani është e sigurt: Diana e ka fansen më të madhe brenda familjes…