KreuFashion

Inspirohuni nga këto vajza njujorkeze, për veshjet më të bukura vintage të ditëve të sotme

Kemi folur shumë e shumë herë për modën, trendet më të fundit, atë çka quajmë ‘in’ e që të gjithë e adaptojmë. Nga ana tjetër, ka dhe nga ata, të cilët jo vetëm që nuk e konceptojnë veshjen e të ashtuqujturave ‘të kohës’, por preferojnë të kenë stilin e tyre personal, sado i çuditshëm mund të konsiderohet ai nga të tjerët.

Kështu, nuk janë të pakta femrat që zgjedhin të paraqiten vintage, duke mos u interesuar aspak për vitin dhe kohën në të cilën jetojnë. Një rast  (edhe pse goxha modern) është ai i Dita Von Teese, që cilësohet prej vitesh si inspirim për shumë e shumë vajza. Një nga vendet ku preferpohet më së shumti një stil i tillë është New York-u, qyteti në të cilin ke lirinë të jesh çdokushi, mjafton të jesh vetvetja. Shumë femra, që fillimisht janë paraqitur si të turpshme ndaj pranimit të kësaj zgjedhje personale, kanë vendosur të mos mbajnë më të tilla qendrime e të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, duke u veshur vintage nga koka tek këmbët. Njëra prej vajzave që do të shikoni në galeri punon në një zyrë avokatie, një tjetër është shkrimtare, një fotografe…Me pak fjalë, profesioni apo ambjenti pëëreth nuk kanë ndikuar aspak në zgjedhjen estetike të këtyre femrave. Në galeri do të gjeni paraqitjet më të bukura vintage nga vajzat njujorkeze. A ju përshtatet ky stil?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF