KreuFashion

Kombinimi i duhur për një femër fatale!

Nëse ka dy ngjyra të cilat mund t’i kategorizojmë më së shumti si femërore, ato janë padyshim ngjyra e kuqe dhe ajo rozë. Ndërsa roza i jep siluetës së një femre, atë pamjen ëndërrimtare dhe romantike, e pse jo ndonjëherë edhe fëmijërore, ngjyra e kuqe ka një mision krejt tjetër. Duket sikur kjo ngjyrë të fal siguri, pavarësi, forcë e sigurisht të bën ndihesh gjithmonë seksi. Ndërthurja e këtyre dy koloreve do të plotësonte figurën e një femre, me të gjitha tiparet e nevojshme të saj.  Ndaj kombinimi i një veshje, e cila do të përmbante këto dy gjyra do të ishte një zgjidhje perfekte, të cilën ne e sugjerojmë për këtë fundjavë. Nuk dini si ta realizoni një veshje të tillë?! Shfletoni galerinë dhe bëjeni tuajin menjëherë këtë ‘lool’. Mos harroni të na falenderoni, pasi të mbusheni me komplimenta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF