Shpesh, të mbajmë një kapele në plazh na duket si një e keqe e domosdoshme. Ne që nuk mbajmë kurrë kapele gjatë vitit, apo kapuçë, bereta e kasketa ndihemi si jashtë orbite kur na duhet të mbajmë një kapele në plazh.
Megjithatë, kur ky aksesor vere është një domosdoshmëri, pse të mos mbrohemi nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB duke thyer rutinën e duke u argëtuar? Në të vërtetë, ka shumë mënyra për të përshtatur një kapele me rrobat e banjës.
Nëse ju preferoni bikinit vintage me bel të lartë, përse të mos i shtoni pamjes suaj edhe një kapele të stolisur ose një kapuç noti? Në qoftë se jeni tipa që preferoni një T-shirt dhe xhinset e shkurtra apo bikinit trup, një kapele njëngjyrëshe do të ishte fantastike! Cilido që të jetë stili juaj i veshjes edhe në pëditshmëri, ka nga një model kapelesh që ju përshtatet më së miri. Ne ju sjellim alternativat që duhet të provoni për këtë verë!