KreuFashion

Lapsi bojëkaf apo i zi? Ja ndryshimet drastike të VIP-ave, në bazë të kësaj zgjedhje!

Ajo ҫfarë i jep shkëlqim pamjes së jashtme është padyshim grimi. Edhe pse ndarja mes atij të rënduar dhe një tjetri më të lehtë mbetet si gjithmonë ҫështje preferencash, askush nuk mund ta mohojë faktin se, pak makeup, vlen shumë për një paraqitje ndryshe. E kemi theksuar disa herë që tipari më i rëndësishëm në fytyrë janë sytë, për aq kohë sa mbeten kontakti i parë kur takohemi me dikë. Kështu, grimi në pjesën e syve është sekreti i një fytyre estetikisht të bukur.

Nuk janë të pakta femrat që i qendrojnë besnike lapsit të zi, duke e kthyer atë në zgjedhje për vite me rradhë. Por, një pjesë tjetër preferon të eksperimentojë përtej një ngjyre, duke përdorur alternativën më të thjeshtë: lapsin kaf. A ka ndryshim mes dy ngjyrave? Le të themi se diferenca është thjesht drastike! Dhe këtë e kanë vërtetuar më së miri të famshmet hollivudiane, të cilat janë paraqitur në raste të ndryshme, me një prej këtyre zgjedhjeve. E zeza (e jo për habi) thekson më së shumti formën e syrit, duke i dhënë mister, e duke bërë të duket më i vogël se normalja. E kundërta ndodh me të kaftën, që dhuron një pamje më të ëmbël, teksa nuk kontribon shumë në theksim. Në galeri do të gjeni disa nga VIP-at, nga Beyonce tek Angelina Jolie, të cilat janë dukur krejt ndryshe me lapsin e zi e atë bojëkaf. Po ju, cilin preferoni?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF