KreuFashion

Keni flokë të gjatë? Ja si t’i stiloni

Përse e duam verën? Sepse bukuria shpaloset edhe më shumë në këtë sezon. Nëse gjatë dimrit, veshjet e trasha e me shumë shtresa pengojnë në ekspozimin e të gjithë elementeve tërheqës, në ditët e nxehta ndodh krejt e kundërta. Përpos trupit, ato që marrin më shumë vlerë janë flokët. Veshjet e hapura e të holla të japin lirinë e modelimeve të pafundme, që na bëjnë të ngjajmë kurdoherë ndryshe.

Trendet shkojnë e vijnë, shpesh duke na drejtuar tek prerjet shkurt ose mesatare. Por, ka dhe nga ato vajza që janë fanatike të flokëve të gjatë, e që nuk marrin iniciativën t’i shkurtojnë qoftë edhe pak më shumë nga normalja. Ndoshta, të gjitha e kemi provuar një periudhë të tillë, e nëse jo, mos u shqetësoni: do ta kaloni një herë në jetë! Edhe pse nuk i përshtatet çdo lloji të flokëve, gjatësia mbetet ende një element tipik femëror, e shumë i pëlqyer nga të gjithë.

Janë të shumta personazhet, të cilat i kanë sjellë flokët e gjata herë pas here në vëmendjen e publikut. Kim Kardashian, Bella Hadid, Jennifer Lopez, Rihanna etj, jo vetëm që eksperimentuan, por na treguan edhe si t’i stilojmë modelet e gjata në mënyrën më stil të mundshme. Në galeri do të gjeni 20 të famshmet, që mbeten burim inspirimi në këtë drejtim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF