Revista “People” njihet për titujt që u jep personazheve të famshëm vit pas viti, të tillë si “femra më seksi në botë” apo “mashkulli më seksi në botë”.
Përsa i përket këtij të fundit, nëse Dwayne Johnson pushtoi kopertinën e revistës vitin e kaluar, këtë vit, një tjetër personazh, mbase më pak i njohur jashtë kufinjve amerikanë, e ka marrë kurorën.
Bëhet fjalë për Blake Shelton, këngëtar i rrymës country, anëtar i jurisë në “The Voice”, dhe partner i të famshmes Gwen Stefani, e cila duhet të jetë shumë e lumtur për mashkullin e saj në këto momente.
Cili ishte reagimi i Blake Shelton kur mori vesh lajmin e mirë?
“Po ju mbarokan njerëzit, që zgjidhni persona pak a shumë simetrikë“. – ka thënë ai.
Megjithatë, Blake normalisht e ka mirëpritur çmimin, me mbështetjen e Gwen, dhe nuk ka ngurruar të vërë në lojë kolegun e tij Adam Levine në “The Voice”, një tjetër ish-mashkull seksi për revistën “People”.
Ndërkohë, këngëtari është duke u argëtuar me titullin e porsafituar, duke bërë statuse humoristike në Twitter.
“Sapo përgatita një pije. Një pije seksi.” – shkruan ai.
Urime Blake! Jemi të lumtur edhe për Gwen Stefanin, për mashkullin që ka në krah!








Makinat më të shpejta në botë



Çuna seksi për Halloween

Noizy çel biznes të ri, zbulon detajet






Makinat, të voglat e qytetit

