KreuCelebrity

Neymar në një tjetër lidhje, këtë herë më një modele

Neymar është një nga futbollistët më të famshëm të botës dhe padyshim që tashmë është edhe lojtari më i shtrenjtë në botë. Neymar është i njohur edhe për lidhjet e shpeshta të dashurisë që ka me modelet e pasarelave më me emër.

Futbollisti tashëm është në një lidhje me modelen e njohur Bruna Marquize e cila përveç pasarelave të modës është pjesë e shumë spoteve publicitare dhe së fundmi edhe një personalitet në televizion.

Ka qenë vetë Neymar i cili e ka konfirmuar këtë lidhje, ku në një postim në rrjetet sociale shfaqet me bukuroshen duke u puthur, ku i ka dedikuar asaj edhe një status me fjalë shumë të ndjera, “Kur të pashë isha në krahët e tua, të dua”.

Deri në këto momente lidhja mes Neymar dhe modeles bukuroshe ishte thjeshtë një thashetheme, ndërkohë që publikimi i fotos së tyre e konfirmoi tashmë lajmin i cili qarkullonte në mediat rozë prej disa muajsh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF