Rudina Xhunga largohet nga ‘Vizion Plus’.
Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetarja, në një pronocnim për portalin Dritare.net, portal i themeluar nga vetë ajo dhe bashkëshorti i saj, Dritan Hila. Edhe pse arsyeja nuk dihet, me siguri ajo lidhet me mbërritjen e Sokol Ballës në Vizion Plus, me të cilin Rudina nuk ka ndonjë marrëdhënie të mirë, aq më tepër që në kohën kur ajo u largua nga Top Channel, flitej se ishte pilërisht ai motivi i mbylljes së emisionit të saj “Shqip”! Rudina Xhunga u zhvendos në ekranin e Vizion Plus me programin e saj të hershëm “Dritare”, dhe edhe pse nuk u shqua për ndonjë audiencë të madhe në këto vite, të paktën ajo e ka bërë gjumin e qetë! Tërmeti “Balla”, që ndodhi në Top Channel ka tronditur kështu dhe Rudinën, çka ka çuar në largimin dhe mbylljen e emisionit të saj, “Dritare”!
Sipas “Dritare.net”, Xhunga nuk preferon të flasë për momentin për arsyet e mbylljes së emisionit të saj dhe as ku do e shohim së shpejti.
Largimi i saj erdhi vetëm pak ditë pasi, u konfirmua se Sokol Balla ka marrë rolin e drejtorit ekzekutiv si dhe do të drejtojë një emision politik.
Prej mëse dy vitesh ajo ishte moderatore, por edhe autore e emisionit ‘Dritare’ i cili transmetohej të hënave në mbrëmje. Përvec karrierës si gazetare, ajo gjithashtu është edhe autore e 8 librave.