Kryefjalë e javëve të fundit ka qenë pikërisht Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj.
Gjithcka nisi nga një deklaratë e këngëtares e cila u shpreh se ishte tmerrësisht e dashuruar. Pas kësaj, kureshtja kaloi në një tjetër stad: të gjithë donim të mësonim se cili ishte djali fatlum.
Si fillim u përfol për biznesmenin rus Sergej Samsonenko, por kjo u mohua menjëherë nga këngëtarja. Më pas u diskutua se ishte Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni. Lidhur me këtë, këngëtarja zgjodhi të heshtë, duke mos e konfirmuar, por as e mohuar, megjithatë duket se kjo “heshtje” i tashmë i përket të kaluarës.
Ka qenë vetë Adelina nëpërmjet disa fotoje në Instagram, të cilat na zbuluan se bashkëshorti i saj, ishte pikërisht avokati maqedonas, por jo vetëm kaq. Duket se Markov ia ka rrëmbyer zemrën jo vetëm këngëtares, por edhe motrës së vogël, Dianës.
“Dashuria e Dianës”, shkruan ajo bashkangjitur fotos.