Mesa duket, Rudina Dembacaj nuk i është ndarë Robert Alisë as pas “Dance With Me”. Në kuadër të emisionit “Mos i fol shoferit”, aktorja e humorit i ka bërë një vizitë familjes Aliaj në Bruksel, ku dhe ka intervistuar vetë Robertin. Ky i fundit, ka vendosur të mos i lërë komentet e sinqerta për personazhe të tjerë të njohur.
Pyetja e Dembacaj ka qenë kjo: “Nëqoftëse je në një udhëtim në mes të detit dhe anija po fundoset, kë nga këto persona do të hidhje nga anija sepse do të duhej patjetër: Mihrije Brahan apo Albërie Hadërgjonajn?” Roberti është përgjigjur se të parën nuk e njeh nga afër, ndërsa për Albërien ka thënë se do ta hidhte patjetër. Rudina e ka pyetur e habitur pse Aliaj dha një përgjigje të tillë, ndërsa artisti e ka prerë shkurt: “I kam inat tallavaistet, i kam neveri të gjitha!”
Uau, sa mirë që nuk do t’i shohim ndonjëherë në juri së bashku!