Këngëtarja shqiptare Rita Ora, tashmë mund të konsiderohet padyshim një nga emrat e mëdhenj në botën e muzikës, ku këngët e saj arrijnë me miliona klikive vetëm disa orë pas publikimit të tyre dhe as këtë herë ajo nuk ka zhgënjyer me këngën e re.
Rita publikoi këngën e re “For You” e cila do të jetë kolona zanore e episodit të ri të “Fifty Shades freed” dhe ka arritur një sukses shumë të madh. Ka mjaftuar vetëm një ditë që kënga të kryesonte menjëherë listën e Itunes në Mbretërinë e Bashkuar.
Kënga e re e Ritës është një bashkëpunim mes anëtarit të “One Direction” Liam Payen dhe duhet të themi se ka rezultuar një bashkëpunim i suksesshëm për këngëtaren me origjinë shqiptare. Ende nuk dihet nëse Rita është duke punuar në ndonjë projekt personal muzikorë por pritet që shumë shpejt ajo të prononcohet për këtë gjë.
Bukuroshja me origjinë shqiptare nuk është duke arritur sukses vetëm në botën e muzikës pasi ajo është edhe një modele e shumë kompanive të bizhuterive dhe veshjeve.