KreuCelebrity

Vlerëson Ilda Bejleri: “Jonida Vokshi, prezantuesja më e dobët në Digitalb!”

E djeshmja ka mbledhur dhe një herë disa personazhe në “Shiko Kush Luan”, ku përpos pjesës argëtuese, spektakli prodhon jo pak lajme lidhur me figurat e njohura të ekranit. Këtë herë, ka qenë Lumi B i vendosur përballë Ilda Bejlerit, në lojën ku detyrohen të përgjigjen sinqerisht ose të kthejnë gotat e mbushura me alkool. Një ndër pyetjet ka qenë se cili është reperi më i keq i estradës, përgjigjen e së cilës Lumi B e ka shmangur, duke preferuar të kthejë gotën.

https://www.instagram.com/p/BdniuweB5GX/

E njejta pyetje, por lidhur me moderatoret në Digitalb ka shkuar edhe për Ilda Bejlerin, e cila është përgjigjur pa frikë. Sipas saj, vendin e parë e mbante vetë ajo, vendin e dytë ia dhuroi Vilma Mashës, të tretin Bora Zemanit, më pas u rendit Sidorela dhe në fund Jonida Vokshi. Një renditje të tillë, ku Vokshi rezulton moderatorja më e dobët në Digitalb, Bejleri e justifikoi me faktin se kishte marrë parasysh fillimisht koleget e Supersport.

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Nga ana tjetër, Ilda nuk e përmendi aspak Jona Spahiun, e cila vijon të punojë në të njejtin ekran. Inate, xhelozi apo pakujdesi? 2018-ta nuk ka nisur fort mirë për Bejlerin…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF