KreuCelebrity

Vazhdojnë replikat/ Ajsi: “Të më adoptonin?! I kam prindërit shëndoshë e mirë!”

Skandali mes Leonard Bombaj dhe Ajsit, vajzës pjesëmarrëse të Kripëmjaltëzat vazhdon të ndihet edhe sot, madje para disa kohësh Bombaj dhe bashkëshortja ishin të ftuar tek Rudina Magjistari, ku folën jo pak për këtë çështje. Çifti u shpreh se sa dashuria e tyre për Ajsin ishte aq e madhe, saqë asokohe kishin ndër mend ta adoptonin. “Atë fëmijë do ta kisha mbajtur si fëmijën tim”, u shpreh bashkëshortja e Bombaj.

Por, ditën e sotme Ajsi ka folur për Panoramën, ku nuk e ka anashkaluar aspak këtë temë. “Në fakt, si atëherë dhe tani, falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë si nga ana shëndetësore, mendore, fizike dhe shpirtërore”, ka theksuar fillimisht Ajsi, duke vijuar më tej, “Ndaj, a nuk mendon se kur ke dhe kur ke pasur dy diamantë që të presin në shtëpi me një dashuri dhe përkushtim, do të kisha nevojë të adoptohesha nga dikush?! Më mirë po e lë me kaq.”

Në librin e publikuar nga Bombaj, ku pretendohet se ka pjesë nga ditari personal i Ajsit, kjo e fundit rrëfen krejt të kundërtën për prindërit e saj. Mbetet një histori ende e pazgjidhur….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF