KreuCelebrity

“Përralla” e Angela Martinit nuk paska fund!

Angela Martini u martua në dasmën më të pazakontë, veshi fustanin më të pazakontë, ndërsa dhe ceremonia ishte po e pazakontë. Kjo sepse me sa duket gjërat normale nuk janë të bëra për të. Që kur ka njohur dashurinë e jetë së saj, Dragos Savulescu jeta e saj i ngjason më shumë aventurave në një përrallë.

Ditën e djeshme ajo tregoi se edhe dëshira dhe vendimi për tu martuar kishte qenë po kaq i veçantë e i papritur, por kjo nuk e ka ndaluar atë dhe bashkëshortin që ti bënin gjërat siç ata kishin dëshirë. Pas kësaj aventure, tashmë ata janë hedhur në krahët e një tjetre.

Muajin e mjaltit kanë vendosur ta kalojnë në një shtet dhe arkipelag të Afrikës Lindore, në Seychelles, në të cilin ndodhet plazhet më të bukura në botë. E kjo gjë duket fare mirë edhe në fotot e postuara nga modelja në Insta Story. Plot aventura e momente të paharrueshme duket se e presin Angela-n në këtë vend magjepsës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF