Nuk ka kaluar shumë nga koha kur Khloe deklaroi se ishtë në pritje të ëmbël, dhe kaq iu mjaftoi fansave të Kardashianëve që të prisnin gëzueshëm këtë risi. Por, këtë herë Khloe ka shpërthyer në rrëfimin e radhës, duke zbuluar një fakt aspak të këndshëm…
Ndoshta nuk e mbani mend kohën kur më e madhja e motrave Kardashian ishte pak mbi peshë. Më pas, pamë një Khloe krejt të transformuar, seksi dhe të tonifikuar. Nga se ka ardhur ky ndryshim? “Familja ime më tha se po prishja imazhin e Kardashianëve dhe se duhet të dobësohesha urgjentisht”, ka rrëfyer me sinqeritet, Khloe. “Më thanë se po i dëmtoja seriozisht. E dija që këto ishin fjalët e menaxherëve të familjes, por gjithsesi u lëndova asokohe”, ka vijuar edhe më tej nëna e ardhshme.
Kjo nuk i ka kënaqur aspak fansat e klanit Kardashian, të cilët kanë shpërthyer në komente negative. E në fakt, nuk është aspak për t’u përshëndetur…