KreuCelebrity

Bleona në dashuri? Ja dedikimi i saj për miliarderin italian

Bleona Qereti është një nga personazhet më të përfolura të shiëbiz-it shqiptar edhe pse këngëtarja prej disa kohësh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklaratat e saj në rrjetet sociale si dhe fotografitë që poston shpesh herë kanë bërë që bukuroshja shqiptare të qëndrojë në vëmendje të mediave rozë.

Më herët këngëtarja ka treguar se dëshironte një burrë miliarder dhe mesa duke Bleona është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj, pasi tashmë ka njohur miliarderin italian Remo Ruffini. “Unë jam e shtrenjtë, dua një burrë miliarder”, shkruante bukuroshja teksa u pa për herë të parë në krahët e Ruffinit.

Ndërkohë që postimi i parë i Bleonës në rrjetet sociale me miliarderin do të ishte gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, ai nuk do të ishte i fundi. Bukuroshja ka postuar sërish një foto me Ruffinin me të cilin është me pushime, duke i cilësuar ato si “Pushimet më të mira”.

Edhe pse bukuroshja shqiptare është duke postuar herë pas here foto me miliarderin italian, ende nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm miqësi apo diçka më shumë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF